Daut Haradinaj: Barileva si njëra ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës, nuk do të mbetet e harruar si deri më tani

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vizituar fshati Barilevë ku ka vënë në dukje disa nga problemet e këtij fshati që ka premtuar ti rregullojë.

Haradinaj ka thënë se rregullimi i shtratit të lumit, mungesa e ndriçimit, nevoja për caktimin e lokacionit të ri te varrezave, janë disa nga çështjet që do trajtohen më urgjencë.

“Problemet e grumbulluara nga neglizhenca e qeverisjeve të kaluara, vërtetojnë nevojën për vendimmarrje të guximshme dhe menaxhim efikas. Shqetësimet dhe kërkesat e Barilevës do te adresohen direkt në vendimmarrje përmes programit tonë, e para Prishtina”, ka shkruar Haradinaj.

Lajmi i plotë:

Në kuadër të takimeve me mbështetës të kandidatëve, sot isha në Barilevë.

Ky fshat perfaqësohet në listën tonë përmes Xhevdet Lecit, një profesionist i shquar dhe i respektuar nga të gjithë.

Rregullimi i shtratit te lumit, mungesa e ndriçimit, nevoja për caktimin e lokacionit të ri të varrezave, janë vetëm disa nga çështjet që do të trajtohen me urgjencë. Problemet e grumbulluara nga neglizhenca e qeverisjeve të kaluara, vërtetojnë nevojën për vendimmmarrje të guximshme dhe menaxhim efikas.

Shqetësimet dhe kërkesat e Barilevës do te adresohen direkt në vendimmarrje përmes programit tonë, e para Prishtina #eparaPrishtina#punamarë