Daut Haradinaj – Arben Vitisë: Nuk ke aftësi për vendimmarrje, ke dështuar si ministër i Shëndetësisë

Në debatin që po zhvillohet mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës, polemika të ashpra mes vete patën ish ministri i Shëndetësisë, tani kandidat për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia si dhe kandidati nga AAK, Daut Haradinaj.

Haradinaj tha se Prishtinës i duhet një kryetar që vendos vet dhe nuk ndikohet nga ndonjë interes i jashtëm. ‘Në rast se kryetari nuk po merrka vendime, atëherë kush paska me vendis, sipas logjikës tënde po i bie që vendimet i merr dikush tjetër e jo kryetari’, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt një pjesë e kandidatëve që kanë pas përgjegjësi në nivel qendror duhet ta kenë të qartë se dallon shumë nga menaxhimi në nivel lokal Haradinaj mori shembull punën e Vitisë si ministër i shëndetësisë, ku sipas tij, performanca e tij nuk është ndonjë shembull suksesi.

‘Performanca e ministrit të Shëndetësië lë shumë për t’u deshiruar, jane gjujtur në shportë mbi 100 mijë vaksina për shkak të paaftësisë së tij për menaxhim’, u shpreh ai.