Sot janë bërë 22 vite që kur elita e UÇK-së në fshatin Aqarevë shpallën Akademinë Ushtarake.
Këtë gjë e ka bërë të ditur deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj përmes një postimi në facebook.
Ndër të tjera deputeti ka përmendur edhe disa nga heronjët.
Ja postimi i plotë:
Sot shënohet dita e Akademisë Ushtarake e cila filloi në Aqarevën e burrave të mëdhenj të kombit tonë para 22 vitesh. Aty u mblodhën elita e UÇK-së dhe e shpallen Akademinë Ushtarake.
Heronjtë tonë: Fehmiu, Shabani, Syla, Ilazi, Abeja e shumë tjerë po i jepnin formë përpjekjeve tona.
Sot në këtë frymë po rriten brezat e rinj të Ushtrisë më të re në Evropë, krah ushtrive më të avancuara në botë.







