Dasmë në kohë pandemie në Istog, një person gjuan me armë, policia u shkon në shtëpi

Edhe pse në kohë pandemie dhe me vendim të Qeverisë janë të ndaluara, një aheng familjar është mbajtur dje në fshatin Llukafc i Begut në Istog.

Në këtë rast ka intervenuar Policia, ku ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shtënë më armë zjarri.

Gjatë kontrollit të shtëpisë nuk është gjetur asgjë, por i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë “Zoraki” pa fishek.

“Fsh. Lukafc i Begut, Istog 06.09.2020 – 19:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Gjatë kontrollit të shtëpisë nuk është gjetur asgjë, por i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë “Zoraki” pa fishek. Në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 41 gëzhoja, disa të kalibrit 7.62mm, disa kalibër i panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.