Dasmë masive në New York, martohen 200 çiftet që në pandemi nuk mundën

200 çifte që kishin vendosur të martoheshin ose rishkëmbenin betimet gjatë periudhës së pandemisë, por nuk mundën, janë mbledhur në Lincoln Center, në New York.

Aktiviteti ishte falas. Organizohej nga qyteti. Disa nuse u veshën me fustanin e bardhë. Të tjera preferuan të ishin komode për festën që zgjati disa orë.

“Festo dashurinë” zgjati disa orë. Nisi me një ceremoni simbolike jo legale, përpara së cilës çifteve iu shpërndanë buqeta me lule. Të tjerë bënë tatuazhe me këna dhe pozuan për fotografi.

“New York-u është i pathyeshëm”, tha kryebashkiaku Eric Adams kur doli në skenë teksa një grup muzikor luante këngën “New York, New York”. Ai shtoi: “Asgjë nuk mund ta shkatërrojë shpirtin tonë. Asgjë nuk mund ta shkatërrojë kurrë dashurinë tonë për njëri-tjetrin.”