Itali

Dasma milionëshe e çiftit shqiptarë në Itali

Debora Krasniqi dhe Flamur Beqiri, janë çifti shqiptarë nga Londra të cilët kremtuan dasmën e tyrë në një ambient luksoz dhe shumë të bukur, shkruan ballkani.info.

Në Hotelin Villa d’Este, në Lake Como të Italisë, çifti mblodhi familjarët dhe shoqërinë për të ndarë me ta të  gjitha momentet e bukura të kësaj dite.

Villa d’Este, villë kjo e cila ka një kosto më të lartë në të cilën qëndrimi për një person kushton plot 1000 euro, ndërsa për musafirët ka qenë e paguar nga çifti. Me kaq kuptohet se nuk është e nevojshme t’iu hymë llogarive se sa mund të ketë qenë kostoja e gjithë kësaj dasme.

Debora disa nga momentet e dasmës i ka ndarë bashkë me fansat e saj në Instagram, në të cilat shihet duke kërcyer me bashkëshortin e saj.

Shumë artistë nga Estrada shqiptare kanë qenë aty, ndër ta është Ermal Fejzullahu bashkë me gruan e tij, Ariana Fejzullahu.

Çifti milioner tashmë janë prindër të një fëmije të mrekullueshëm, të cilin e gëzuan me emrin Ari.