“Dashuria ime e parë dhe e fundit”, Ardian Bujupi i dedikon fjalët e ëmbla personit të shtrenjtë

Ardian Bujupi është një ndër personazhet më të dashur të showbizit shqiptar. Shumë i suksesshëm në industrinë muzikore, por përsa i përket jetës personale artisti është treguar gjithmonë i rezervuar.

Postimet dhe dedikimet për të afërmit e tij janë shumë të rralla, megjithatë ai ka bërë sot një përjashtim dhe ka publikuar në Instastory një foto nga një video call që ka bërë me të ëmën, për të cilën ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.

”Dashuria ime e parë dhe e fundit”, ka shkruar artisti i mirënjohur krahas fotos. Kujtojmë që ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Ardianin. Ai ka qenë mjaft aktiv me projekteve muzikore, krahas të cilave bëri namin me duetin me Xhensila Myrtezajn.

“Panorama” bëri bashkë dy artistët pas dy vitesh në një tjetër bashkëpunim, dhe u rendit në mesin e hiteve të verës që lamë pas. Ndërkohë, projekti më i fundit i tij mban titullin “Nur noch einmal”, publikuar dy javë më parë.