Dashnorja më e famshme në botë zbulon linjat me të cilat ia vodhi të dashurin shoqes së ngushtë

Bukuroshja e bujshme amerikane, Jordyn Woods, e ka ndërtuar karrierën e saj përmes miqësisë së ngushtë me Kylie Jener dhe familjen Kardashian.

Kardashianët ia paguan asaj operacionet estetike, i blenë rroba të shtrenjta dhe i kushtuan kujdes, ndërsa ajo ua ktheu në mënyrën më të keqe të mundshme – me aferë me Tristan Thompson. Në momentin kur Jordyn iu dorëzua pasioneve të saj dhe intimitetit me Tristanin, ai ishte akoma zyrtarisht në lidhje me Khloe Kardshian, nënën e vajzës së tij, True.

Kur bota mësoi për aferën, Jordyn u sulmua nga mediat dhe kritikët për tradhtimin e shoqes së saj, ndërsa tabloidët e etiketuan atë si dashnoren më të famshme në botë. Disa muaj më vonë rezultoi se Jordyn në fakt kishte përfituar nga e gjithë situata, pasi që vëmendja masive e mediave i kishte sjellë asaj shuma të mëdha parash në llogarinë e saj bankare, ndërsa linja e saj e kozmetikës ishte bërë hit i vërtetë.

Ky model plus-size vazhdoi kështu të ishte e famshme pavarësisht se e humbi mbështetjen nga Kardashianët. Në premierën e filmit “Gemini Man” me Will Smithin në rolin kryesor, Jordyn u paraqit me një fustan të shkurtër i cili zbuloi të gjitha bukuritë e saj. Gjoksi i bujshëm dhe vithet e mëdha nuk e lanë askënd indiferent, ndërsa shumë njerëz vunë re që materiali i fustanit të saj i ndritshëm prej ari e theksoi në mënyrë të përsosur tenin e saj të errët.

Por edhe pse dukej sensacionale, fustani i Jordyn kishte probleme. Ai ishte aq i shkurtër saqë bukuroshja vazhdimisht duhej ta tërhiqte poshtë për t’i fshehur pjesët e saj më intime të trupit.

loading…