DASH

DASH ia përmend Qeverisë Kurti hetimet ndaj 5 ministrave dhe dy zëvendësministrave

Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 mbi Praktikat e Vendeve për të Drejtat e Njeriut. Pjesë e këtij raporti është edhe Kosova. Në këtë dokument, raportime të shumta pati edhe për korrupsion në Qeverinë Kurti.

Kritika të ashpra Kosova mori për mos luftimin e korrupsionit brenda Qeverisë. Raporti thotë se gjyqësori nuk ka arritur të ofrojë gjithnjë një proces të drejtë. Me mangësi në llogaridhënien e zyrtarëve të drejtësisë, strukturat e gjyqësorit u ndikuan nga ndërhyrjet politike, emërimet e debatueshme dhe mandatet e paqarta.

Mes tjerash, në raportin e këtij viti, janë përmendur edhe pesë ministra dhe dy zëvendësministra me akuza për vepra të lidhura me korrupsionin.

“Mediat raportuan se Prokuroria Speciale dhe Njësia e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës hapën hetime penale kundër të paktën pesë ministrave dhe dy zëvendësministrave me akuza për vepra të lidhura me korrupsionin. Më vete, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli fajtore ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë dhe i gjobiti respektivisht 700 euro (764 dollarë) dhe 500 euro (545 dollarë)”, thekson raporti.

DASh përmend mes tjerash me emër e mbiemër një ministre dhe një zëvendësministre:

“Ndaras, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli fajtore ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë dhe i gjobiti respektivisht 700 euro (764 dollarë) dhe 500 euro (545 dollarë).”

VIDEO BONUS: