Darka në Berlin është duke zgjatur më shumë se që ishte parashikuar pasi presidenti francez Emmanuel Macron po insiston që palët të dakordohen për mënyrën e ecjes përpara në Ballkanin Perëndimor, mëson KTV-ja.

Ballkani.info më herët sonte raporti se në vendin e pritjes të liderëve është zhvilluar njëfarë “shuttle-diplomacy” (vatje-ardhje) e liderëve evropianë.

“Mirëpo, kryeministri Haradinaj nuk kë lëvizur nga qëndrimi se dialogu duhet të vazhdojë dhe taksa nuk hiqet”, kanë thënë burimet e Ballkani.info.

“Kryeministri ka insistuar në dialog pa kushte, shumë ishte vështirë, por ai nuk lëvizi nga qëndrimi i tij për taksën”, kanë shtuar tutje burimet tona. /Ballkani.info/