Kombëtarja e Kosovës në basketboll nesër nisë garat për parakualifikueset e Eurobasketit 2025.
Tifozët e Kosovës “Dardanët” janë mobilizuar për ta mbeshtetur ekipin, derisa të mërkurën mbrëma do të përballen ndaj Zvicrës, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Ekipit kosovar nuk do t’i mungojë mbështetja nga tifo-grupi “Dardanët”.
“Dardanët” theksuan se nuk duan asgjë tjetër, përveç fitores nesër.
Postimi i plotë nga “Dardanët”:
“Atdheu thërret!
Nesër djemtë tanë do të paraqiten në Prizrenin e bukur kundër Zvicrës me fillim në ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025. Nga ora 19:00 takohemi të gjithë Dardanët tek palestra për tu pajisur me bileta dhe për të ofruar përkrahjen e plotë nga tribunat.
Për fitore. Përveç saj nuk duam asgjë tjetër!
Përpara Kosova jonë!”.







