“Dardanët” kryejnë edhe stërvitjen e dytë të së mërkurës

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur edhe seancën e dytë stërvitore brenda ditës së sotme.

Pas seancës së paradites në Hajvali, “Dardanët” në orët e pasdites kanë stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar më shumë në aspektin taktik, duke shpjeguar në praktikë filozofinë e lojës të cilën synon ta ndërtojë për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut.

Edhe kjo seancë stërvitore ka kaluar me atmosferë të mirë, punë intensive dhe përkushtim të madh të lojtarëve në fushën e gjelbër, ka njoftuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndeshja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës luhet të shtunën nga ora 18:00.