“Dardanët” ftojnë tifozët në stadium nesër për ta kujtuar dhe nderuar legjendën Fadil Vokrri

Në shenjë nderimi dhe përkujtimit të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, organizohet turne përkujtimor me rastin e datëlindjës së legjendës Fadil Vokrri.

Ky turne tradicional këtë vit organizohet për herë të parë dhe do të vazhdojë të organizohet çdo vit.

Dhe, tifozët e Kosovës, “Dardanët” e kanë një thirrje për krejt tifozët, për ta nderuar dhe kujtuar në stadium së bashku legjendën e futbollit shqiptar, i cili ndërroi jetë në qershor të vitit të kaluar.

loading…