Dardan Sejdiu: PDK dhe Vetëvendosje ndihen të kërcënuara nga koalicioni i ri

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate e Kosovës ka thënë se janë të bindur që koalicioni fitues i zgjedhjeve tashmë ka filluar.

Ai ka folur të hënën në “Imazh” te RTK.

“AAK dhe PSD e kanë pamundësuar që diskutimi i territorit të vendit të ecë më tutje. Përveç kësaj kemi qenë në gjendje ta përjashtojmë Listën Serbe komplet nga diskutimi që ka të bëjë me interesin e vendit. Koalicioni i PSD-së me AAK-në dhe dhe të tjerët është bosht për ta ndërtuar qeverisjen e ardhshme”, ka thënë ai.

“PDK dhe Vetëvendosje ndihen të kërcënuara dhe është interesant se si këto dyja bashkohen vetëm kundër PSD-së”.

loading…