Dardan Molliqaj si kryetar i PSD-së reagon pasi Kurti njoftoi se nuk ka marrëveshje me LDK-në

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar menjëherë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi se nesër do të shkojnë në seancën për konstituimin e Kuvendit pa marrëveshje me LDK’në.

Molliqaj, që ishte i bindur se LDK e VV’ja nuk do të mund të arrijnë marrëveshje mes vete, thotë se LDK e VV nuk po duket se kanë dallim nga qeverisja e kaluar, për shkak që nuk arritën të merren vesh për qeverisje, për shkak të pozitave.

Ai ka shkruar në Facebook se këto dy parti po e lëmë të vazhdojë keqqeverisja e PAN’it, duke mos rënë dakord për formimin e Qeverisë.

Shkrimi i plotë

Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.

Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:

1. Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.

2. Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.

3. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj.