Dardan Molliqaj nuk e pranon Haki Abazin si përfaqësues i VV-së, përplasje e ashpër. Servil, rrenc, tradhtar
Në emisionin Pressing të T7, po përballen Haki Abazi nga Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj nga koalicioni PSD-AAK.
Të dy kanë filluar menjëherë përplasjet pasi Molliqaj tha se nuk e konsideron përfaqësues të VV’së, Abazin.
“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj.
Abazi i ka thënë se ai po bën manipulime dhe i ka thënë se ka shkuar te haraçi.
Molliqaj tutje i ka thënë Abazit se është servil.
Kandidati i VV-së për deputet i ka thënë Molliqajt se ajo që deklaroi është një gënjeshtër.