Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Dardan Molliqaj po flet në një paraqitje televizive shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë kohës sa ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke folur rreth të ndjerit, Astrit Dehari – Molliqaj tha se ai e ka pasur shumë më shumë shok Deharin sesa shumë anëtarë të VV-së.
Poashtu Molliqaj tha se Liburn Aliu i ka ikur përgjegjëseve që i janë vendosur në organizimin e protestave të mëdha të VV-së, raporton Ballkani.info.
“Shumë më shumë shok e kam pasur unë Astritin sesa shumë anëtarë të VV-së. Liburn Aliu i ka ikur përgjegjësive gjatë kohës sa organizonim protesta të mëdha”, tha Molliqaj.
Poashtu ai tha se VV po vajton duke qëndruar neutral.
“LVV po vajton me rolin e saj. LDK e ka pranuar dialogun përpos VV-së”, theksoi Molliqaj
Deklaratat fyese në mes deputetëve të LVV dhe PSD-së po vazhdojnë edhe me tutje. /Ballkani.info/







