Rezoluta për dialog

Dardan Molliqaj: LDK-ja dhe VV-ja vetëm vajtojnë dhe nuk japin alternativa

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se ne votimin e sotëm të rezolutës për negociatat me Serbinë, Kuvendit dhe qytetarëve të vendit iu kthye vendimmarrja për këtë proces kaq të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Ai ka kritikuar LDK-në dhe VV, duke thënë se ata vazhdimisht vajtojnë dhe nuk japin alternativa.

“Edhe ata që vazhdimisht vajtojnë dhe nuk japin alternativa, në ndërkohë që negociatat vazhdojnë nga një individ i vetëm dhe pa platformë, do të kenë rol vendimmarrës për marrëveshjen përfundimtare. Pa votimin e 80 deputetëve në Kuvendin e Kosovës, marrëveshja përfundimtare nuk kalon, e këto vota nuk bëhen pa dy partitë tjera opozitare”, thotë ai, raporton Ballkani.info.

Sipas tij, për më tepër, është hera e parë që qytetarët e vendit do të vendosin vetë për miratimin ose jo të rezolutës përmes referendumit.

“Ndërsa ekipi negociator do t’i raportoj vazhdimisht Komisionit Parlamentar për rrjedhën e negociatave.
Kjo është një fitore e madhe e PSD-së dhe e qytetarëve të Kosovës. Asnjë individ apo parti nuk mund të vendos për vendin tonë. Këtë vendim e ka në duar qytetari i vendit”, ka thënë Molliqaj. /Ballkani.info/