Dardan Gashi e Imer Mushkolaj përplasen për pozicionin e LDK-së në raport me zgjedhjen e presidentit

Debate të ashpra anë zhvilluar në RTV Dukagjini mes analistëve Dardan Gashi dhe Imer Mushkolaj në lidhje në rolin e partive opozitare në zgjedhjen e presidentit.

Analisti Dardan Gashi thotë se nuk ka ndonjë analizë empirike që votuesit e Vjosa Osmanit do të kthehen në LDK nëse kjo e fundit e bënë kuorumin në Kuvend.

“Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri ende pa ju kërkua vota, ata janë deklaruar “për” Osmanin”, ka thënë Gashi.

“Ndoshta e kanë konsideruar strategji të tyre këtë veprim…Nëse ka ardhur një lidership i ri në LDK ata kanë për qëllim ta shtojnë atë votë e jo të ruajnë ata 110 mijë që kanë. Qëllimi i Abdixhikut është që ta kthejë elektoratin e ikur te Osmani në LDK”, ka replikuar Mushkolaj ndaj Gashit.

“PDK-ja e para dhe AAK-ja e dytë janë dorëzuar pa kurrfarë kushte. Në fund është dorëzuar edhe LDK-ja”, ka shtuar më tej Mushkolaj.

“Ramush Haradinaj është deklaruar se do ta mbështeste shembull Murat Jasharin për President. Edhe PDK-ja ka thënë se janë për kandidatë konsensual. E vetmja LDK-ja është që ka thënë se janë vetëm për Vjosën”, ka bërë një kundër replikë Dardan Gashi.

Imer Mushkolaj thotë se nuk duhet të paragjykohet pozicioni i LDK-së pasi sipas tij ai mund të jetë pozicion strategjik./Telegrafi/