Daniel Craig fotografohet në aeroport pas lëndimeve në xhirime, kjo është gjendja e tij

Daniel Craig duket i tronditur dhe i trazuar derisa po udhëtonte përmes aeroportit JFK, ndërsa këmbën e kishte të lidhur, shkruan TheSun.

Ylli i Bond, aktori 51 vjeç, gjatë xhirimeve në muajin maj, kishte lënduar kyçin e këmbës, duke bërë që të shtyhen xhirimet.

Ai udhëtoi në Nju Jork për për tu ekzaminuar nga kirurgu që trajtoi lëndimet e futbollistit anglez, Harry Kane, gjatë këtij viti.

Javën e kaluar, në xhirimet e “Bond 25” ndodhën tri shpërthime në Pinewood Studios, duke bërë sërish pengesa për filmim.

Sipas burimeve, Rami Malek, 38 vjeç, dhe Craig tani po përpiqen të gjejnë kohë për të filmuar së bashku si rezultat i pengesave.