Dani publikon këngën e re “Gjysëm dashni”

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi – Dani, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Gjysëm dashni” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në qytetin e Shkupit.

Kjo këngë vjen një javë pasi këngëtari solli bashkëpunimin e tij me Faton Isufin, “Shko” – këngë e cila është pritur mirë nga publiku.

Këngëtari nga Peja duket se ka gjetur kohë për publikimin e klipit të ri, edhe në valën e përgatitjeve për martesën e djalit, i cili i jep fund beqarisë këtë të diel.