Dallku trajneri i përkohshëm i Prishtinës

Nënkryetari i Prishtinës, Ahmet Kurtolli, ka zbuluar emrin e zëvendësuesit të përkohshëm të Bylbyl Sokolit i cili dha dorëheqje sot papritur nga posti i trajnerit të klubit nga kryeqyteti.

Skuadrën do ta drejtojë, ish futbollisti i njohur, Armend Dallku. Sokoli tha se Dallku e njeh më së miri skuadrën.

Prishtina nesër me fillim nga ora 20:00 do të përballet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Gjilanin i cili prin në tabelë.

loading…