Dallku: Ne ndryshuam lojën për tifozët, nuk jemi të kënaqur me ta

Këtë javë luhet derbi në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Skuadra nga kryeqyteti ka vazhduar përgatitjet për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit këtë stinor.

Vet trajneri i skuadrës së Prishtinës, Armend Dallku para kësaj ndeshje është shprehur se ka besim të plotë tek skuadra e tij, për të arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj skuadrës nga Suhareka.

Ai ka shtuar se ka qenë kërkesë që ndeshja të jetë ofenzive, por edhe pse e ndryshoi lojën përsëri ka shumë pak tifoz në stadium.

Edhe Ballkani nuk bënë përjashtim nga kundërshtarët tjerë. Normalisht ne e kemi analizuar edhe kundërshtarin edhe lojën tonë kështu që nuk është diçka e jashtëzakonshme sepse nuk është ndeshja e fundit që do të vendos gjithçka. Normalisht ne si Prishtinës gjithmonë presim fitore dhe futemi në këtë ndeshje për fitore…Nuk diskutohet unë e kam shprehur edhe më herët domethënë indinjatën time që në ndeshjen kundër Vushtrrisë, kur po shënon gola, po bën një futboll ofensivë edhe që ka qenë kërkesë edhe e tifozëve, ka qenë kërkesë edhe mund të themi edhe i opinionit kosovar edhe prishtinas, sepse Prishtina nuk po krijon dhe tanimë e kemi të kundërtën dhe nuk jemi të kënaqur me shikueshmërinë”, tha Dallku.

Ballkani është lider i Superligës deri tani me gjithsej pikë të grumbulluara e ndjekur nga Prishtina e cila ka vetëm tre pikë më pak.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në këtë stinor, e ka fituar skuadra nga Suhareka me rezultat minimal 1:0.

Kujtojmë që ndeshja e dytë mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.