Futboll

Dallku konfirmohet si trajner i Vushtrrisë, Bujar Shabani përforcimi i parë

Duket se tashmë gjithçka është e kryer dhe vetëm pritet zyrtarizmi. Armend Dallku do të jetë trajner i Vushtrrisë për edicionin e ri.

Burime të Ballkani.info mësojnë se Dallku tashmë e ka kryer punën ndërsa si përforcim të parë ai do të ketë mesfushorin Bujar Shabani.

Mesfushori Shabani, edicionin e sapo përfunduar ishte lojtar i Dukagjinit dhe tashmë ai bashkë me Dallkun do të transferohen në Vushtrri.

Të kujtojmë se Vushtrria është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll dhe me lëvizjet e fundit që ka bërë synon rikthimin në Superligë. /Ballkani.info