Rrjetet sociale janë fushata kryesore e partive politike vjetëve të fundit.

Vendimtare edhe për zgjedhjet në shtetet superfuqi të botës, si Amerika, rrjetet sociale ndonjëherë bëjnë diferencën edhe të krej situatës së mbështetjes, transmeton Ballkani.info.

Një dallim i tillë është vërejtur edhe në profilet e kreut të VV-së, Albin Kurti, që njëherit është kandidat i këtij subjekti për kryeministër, dhe kandidatit tjetër, kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

Avdullah Hoti në faqen e tij në facebook ka rreth 75.000 pëlqime, derisa Kurti për vetëm 24 orë, në fotografinë e fundit ka “rrëmbyer” 83 mijë likes.