Era e fortë thuajse në të gjithë fundjavën e këtij fund shkurti ka shkaktuar probleme në portet kryesore shqiptare.
Era e fortë e shoqëruar me një det të trazuar ku dallgët kanë kapur një vlerë prej 7 ballësh, ka bërë që porti i Vlorës dhe ai i durrësit të marrin masa. Trageti i linjës Vlorë- Brindisi do të vijë me vonesë në port për shkak të dallgëve të forta pranë brigjeve.







