“Dalldiset” ministri Arban Abrashi, kërcen mbi tavolina dhe “shkepë miliona” euro VIDEO

Ai njihet për stilin e tij si “djalë i shehrit”, prandaj edhe frenkuntimin e lokaleve të natës dhe diskotekave e ka pasion.

Bëhet fjalë për sekretarin e LDK-së dhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Njeriu i parë i ministrisë ku u nis dallaverja me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, duket se nuk merret fort me problemet e shtetit. Për të ka rëndësi që të “kcej mbi tavolina, pasi që ka shumë euro”, shkruan Ballkani.info.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Abrashi shihet fort i “dalldisur” dhe mbi tavolina, derisa turma e sheh atë “me admirim” derisa “shkepë” euro.

Të kujtojmë se skandali më 2 milionë euro e avulluar nisi në Ministrinë e Infrastrukturës, pasi nga aty u përgatiten userat për transferimin e këtyre parave në emër të projekteve që i kishte kontraktuar kjo ministri.

Ndërkaq edhe pse ishin kontraktuar më herët projektet, MI-ja nuk e kishte bërë alokimin e mjeteve tek kompanitë, duke i lënë mjetet e pa ekzekutuara, e që më pas i dyshuari Labinot Gruda i tërhoqi. /Ballkani.info/