“Dalldiset” Endrit Shala dhe shefi i kabinetit të tij: Kush na ka inatin ju q*** nana (VIDEO)
Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, po vazhdon të marrë merita për taksën kundër mallrave serbe dhe atyre boshnjake.
I vendosur që mos të lëshoj pe, Shala në raste të caktuara po duket edhe vetë i entuziazmuar me vendimin që mori, i cili u përkrah edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Dhe emocionet e entuziazmi s’kanë si të mos shprehën në një ditë të veçantë, siç ishte dje 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Ballkani.info.
I rrethuar nga dy miqtë e vet, njëri shef i kabinetit të tij, Durim Limaj, si dhe tjetri këshilltar i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Luan Maloku, ministri Shala e lëshon një të sharë të rëndë.
“Kush na ka inati ju **** nana oo”, këndonte mbrëmë ai me miqtë e tij në njërin nga lokalet e Prishtinës.
“Taksa 100 për qind”, dëgjohet në video Luan Maloku. /Ballkani.info/