Dallaveret me patentë-shoferë, policia jep detaje për arrestimin e dy personave

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e dy personave që dyshohet se kanë bërë dallavere me patentë shoferë.

Në raportin 24 orësh, policia bën me dije se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në një auto shkollë në Prishtinë, nën dyshimin se kanë marrë të holla nga kandidatët në këmbim të kryerjes së provimeve për patentë shofer.

Lidhur me rastin janë konfiskuar disa dëshmi si teste me të dhëna të kandidatëve dhe pajisje për komunikim në largësi.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.