Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adriana Matoshi, e njohur për ndarjen e detajeve me ndjekësit në mediat sociale, së fundmi një përshkrim jo të zakonshëm e ka pasur për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin.

Matoshi, ia ka kushtuar Krasniqit këngën e rep artistit, Unikkatil – “Get Us (Dallash, qergash)”, e shkas për këtë veprim, sipas saj, është një “fyerje” që ajo pretendon ta ketë marrë nga i pari i PDK-së, në përgjigje të shfaqjes së një pankarte në hapësirat e kuvendit.

“Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë kam dalë me një pankartë ku shkruan ‘360 milionë nuk t’i falë kurrkush, kap e voto’, sepse opozita, siç e dini, ato para po i bllokon. Pasi që opozita e panë pankartën time, Memli Krasniqi, ‘një artist’, më ka fyer shumë keq, më ka thënë ‘ec, ec moj’”, ka thënë Matoshi, në një video të ndarë në mediat sociale.

“Unë, Memli Krasniqit po i them, ‘ti je veç një tingull, unë jam orkestër’. Të përshendes me një ‘diss’ të Unikatilit, linkun e keni këtu”, ka përfunduar deputetja.

Të ndalojmë pak tek kënga “Get Us (Dallash, qergash), me të cilën, Adriana e përshëndeti Memlin, e që në realitet, Unikkatil me të njëjtën këngë, e kishte përshendetur, aso kohe rivalin e tij në skenën e repit, Getoar Selimin dhe grupin e tij “Tingulli i 3-nt”.

Kënga hit e Unikkatil-it, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, ishte publikuar kohë më parë, derisa përmbajtja e saj është e mbushur me fjalë të rënda, eksplicite dhe kërcënuese, që shkon deri në pikën e privimit nga jeta.

“Dallash qargash mos fol se t’prej si dash, a po dokna qe jom idhnushëm? Qeshtu jom kur jom gzushëm. Sa shkolla hajvani, jonë qu kundër nji hajvani”, repon Unikkatil.

Fjalët janë aq eksplicite, sa në AlbanianPost, nuk është publikuar kurrë një artikull me një gjuhë të tipit të tillë – por, për hir të transparencës, disa pjesë nga teksti në fjalë, do t’i ndajmë me ju.

“Jom i smut seriozisht i smut, mos luj k**e, se t’i q* trut me gabu mu ngut. Un ket sen s’kom dasht me bo po ju vet um keni shti, tash me bo mia ni zonin un robt n’p** jav q* (Ju ha për së gjalli)”, repon tutje rep artisti.

Madje, në tekstin e këngës, ku rep artisti e cilëson veten si më të suksesshmin në zhanrin e muzikës rep, froni që aso kohe i takonte njëmend Unikkatilit, mund t’i ketë bërë përshtypje edhe Matoshit – “iu vjen era disfatë”, thotë pos tjerash ai – kujtojmë se partia e deputetes është aktualisht në pozitë, derisa ajo e Memlit, përbën pjesën e opozitës.

“A pe shihni q**t e nanës, piu vjen era krejt disfatë, jeni kap e jeni mbledh jeni bo si grat. Për nji rebel, qe ju zhduki me themel. E ti tingulli i k****, që s’guxon me ma sha nanën, e kom ni lajm për ty shqipe, ta honksha unë tanen”.

Fundi i këngës, bënë thirrje për censurim në lirinë e shprehjes, në të kundërtën shpërthejnë pasojat.

“Q**t e nanës duhet mu rujt kur folin për Viktorin, se kom goxha ushtar t’gatshëm, me ta qel vorrin”, repon Unikkatil, pos tjerash.

Këto ishin disa fraza të shkëputura nga kënga “Get us (Dallash, qergash),  të cilën deputetja e LVV-së, ia kushtoi, numrit një të PDK-së.

Këngë e denjët për ta përshëndetur dikënd, ose jo? Këtë e vlerësoni ju.