Në të gjitha komunat e Kosovës po zhvillohet normalisht procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Sot deri në ora 15:00, kanë votuar 27.43 për qind apo 365 mijë e 334 qytetarë.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, dalja më e madhe e qytetarëve vazhdon të jetë në komunat me shumicë serbe. Deri në ora 15:10, sipas KQZ-së kanë votuar 27 për qind apo 456 mijë e 347 qytetarë.

Në zgjedhjet e lokale të 19 nëntorit të vitit 2019, deri në orën 15:00 patën votuar 24,39 për qind e qytetarëve, ose gjithsej 325 mijë e 726 votues.

Në këto zgjedhjet 166 kandidatë garojnë për kryetarë në 38 komuna të Kosovës. Rreth  1.9  milionë qytetarë kanë të drejtë vote.