Dalja e parë e Bashës pas dhunës së militantëve të Berishës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë për herë të parë para medias pas dhunës së ushtruar nga militantët e Sali Berishës që pushtuan selinë blu.

Ai po bëhet gati për një komunikim me mediat.

Kryedemokrati ka shoqëruar gazetarët në ambientet e brendshme të partisë për t’u treguar pasojat e luftës së militantëve të Sali Berishës.

Pasi prokuroria mblodhi të gjitha provat në “skenën e krimit”, mediat janë lejuar që të ngjiten në godinën e PD-së, katin e parë ku ndodhi dhuna dhe katin e dytë ku ndodhet Lulzim Basha dhe kupola drejtuese e partisë./ Abcnews.al