Nga 330 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 50 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri.

Ndërkohë një 69 vjeçar nga Kruja, i prekur me Covid-19, ka ndërruar jetë, duke e çuar në 42 numrin e viktimave.

“Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid-19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, tha specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini.