Dalin pamjet tronditëse, momenti i arrestimit të shqiptares që vrau 7 vjeçaren me thikë

Një shqiptare me emrin, Eltiona Skana, është arrestuar nga policia britanike nën pretendimin se ka kryer një krim të tmerrshëm në Britaninë e Madhe, saktësisht në Bolton, duke e mbytur me thikë, vajzën shtatë vjeçare, Emily Jones, shkruan BBC.

Ajo ia kishte prerë fytin vajzës shtatë vjeçare, të cilën e kishte ndalur në një park në Manchester.

Autorja e krimit, Eltiona Skana, 30 vjeçe, kishte pranuar vrasjen e Emily Jones në Bolton, Manchester, për shkak të përgjegjësisë së zvogëluar

E dyshuara, gjatë arrestimit e pranon se në çantë e ka një thikë.

Eltiona Skana nuk kishte shfaqur asnjë llojë emocioni kur gjyqtari i kishte bërë të ditur se ka mundësi që nuk do të lirohet kurrë.

Prokuroria pretendoi se gruaja e kishte blerë thikën që e përdori për kryerjen e krimit në ditën kur e kreu aktin.

Një gjykatës britanik tha të martën se Skana mund të mos lirohet kurrë nga burgu, ndërsa policia lokale e ka përshkruar atë si shkelëse të rrezikshme të ligjit pasi ia preu fytin vajzës shtatë vjeçe në një park në mars.

Skana kishte arritur të largohej nga vendi ku e kishte kryer krimin, por një kalimtar i rastit e kishte ndjekur dhe e kishte ndalur vrasësen derisa kishte arritur policia.

Gruaja e dënuar do të jetë nën vëzhgim të personelit të shëndetit mendor dhe gjendja e saj do të vlerësohet para ndonjë vendimi tjetër për mundësinë e lirimit të parakohshëm.

Skana, e cili ka skizofreni paranojake, duhet të shërbejë të paktën 8 vite në spitalit sigurisë së lartë në Rampton në Nottinghamshire, tha gjykatësi

https://youtube.com/watch?v=53rjh-juf8Q