Dalin pamjet para aksidentit tragjik: Momentet e fundit të 4 kosovarëve që vdiqën në “Rrugën e Kombit”

Para dy netësh ka raportuar se kanë vdekur katër persona pas një aksidenti në “Rrugën e Kombit”.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet e aksidentit tragjik në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina ka parakaluar një tjetër makinë, dhe më pas është përplasur me mjetin kamion.

Mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë.