Dalin pamjet: Momenti kur 37-vjeçari tentoi të digjte kutitë e votimit në Fier

Një 37- vjeçar në Fier kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit.

Abcnews.al ka siguruar pamje nga momenti kur ndodhi incidenti, pak pas mbylljes së procesit të votimit në fshatin Agim.

Në pamje mund të shihet 37-vjeçari me iniciale M. P., i cili mban në dorë një shishe më lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’u vërë flakën kutive.

37-vjeçari u neutralizua nga forcat policore që ndodheshin në qendrën e votimit për t’u siguruar për mbarëvajtjen e procesit.