Dalin pamjet kur ish-futbollisti i Chelseat nxirret nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën pjesën jugore të Turqisë, duke kthyer shumë ndërtesa në gërmadha.

Në mesin e qytetarëve të mbetur nën rrënoja është edhe ylli i futbollit turk, Christian Atsu.

Ish-futbollisti i Chelseat është nxjerrur mbrëmë nga rrënojat i gjallë por me disa lëndime.

“Mund të konfirmoj se Christian Atsu është gjetur dhe është në spital. Ai ka disa lëndime, por më e rëndësishmja është se ai është gjallë” tha zëdhënësi i klubit Mustafa Özat për mediat turke.