Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol), shkruan Indeksonline

Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitrovic në minutën e 61’të.

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është përshëndetur me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkovic.


Sigurisht që ky gjest i mesfushorit të Bayer Leverkusenit nuk do t’i pëlqej aspak tifozëve shqiptarë.

Granit Xhaka përshëndetet me trajnerin e Serbisë pas ndeshjes. 😯🇨🇭 pic.twitter.com/oUza5ECeO1

— LIG Sport (@lig_sport) October 12, 2024

Granit Xhaka përshëndetet me trajnerin e Serbisë pas ndeshjes.


Kjo ishte humbja e tretë e Murat Yakinit në ndeshjet e UEFA Nations League dhe pozita e tij e trajnerit tashmë është në rrezik.