Dalin pamjet e sulmit në veri të Mitrovicës, njëri prej tyre është vëllai i Roshiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë sulmuar dy të rinj në pjesën veriore të Mitrovicës, ku dyshja janë goditur me shishe të xhamit në kokë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ata sulmohen nga dy persona të njohur, derisa po qëndronin të ulur në oborrin e një kafiteri në veri të Mitrovicës.

Njëri nga të sulmuarit është vëllai i Marko Roshiq, i akuzuar lidhur me përfshirjen e tij në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur dy persona të panjohur u afrohen, dhe pa shkëmbyer as edhe një fjalë i godasin me shishe të xhamit në kokë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

E viktimat fillojnë të vrapojnë në drejtim të lokalit – nga frika se sulmuesit mund t’i ndjekin nga pas për të vazhduar sulmin.