LAJMI I FUNDIT

Dalin pamjet e shpërthimit në Lushnjë, raportohet se të vdekur kanë mbetur babë e bir

Këto janë pamjet nga shpërthimit në Lushnjë që ka ndodhur në momentin kur vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Në momentin e kontaktit ka ndodhur në shpërthim i fuqishëm dhe flakë e madhe, ndërsa njerëzit kanë vrapuar.

Ndërkohë ka humbur jetën edhe djali i Landi Verçani, pas shpërthimit të fortë në një magazinë në Lushnjë. 

I riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda, edhe pse u transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku u fut në intubim për shkak të djegieve të rënda në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Në momentin e shpërthimit ka qenë në vinç me të atin. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku në një kapanon në ndërtim gjatë punës, viktima duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. /Ballkani.info/