VIDEO/ Dalin pamjet e rënda të aksidentit në rrugën Viti-Kllokot, vdiq një person dhe u lënduan disa të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 9:00, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia në Viti, të cilët thanë se bëhet fjal për një aksident me fatalitet, njofton ballkani.info

Mësohet, se njëri prej të lënduarve ka pësuar lëndime të rënda, organet policore janë dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e këtij rasti tragjik.

Ballkani.info kupton nga burimet e veta se i vdekuri është një i ri nga fshati Gërmovë.

Kujdes pamje të rënda: