Mediat greke

Dalin pamjet e arrestimit të dy shqiptarëve në kufirin Greqi-Turqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e operacionit antidrogë ku u arrestuan dy shqiptarë dhe një italian.

Në video duken dy shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, ndërsa shfaqen me duart të ngritura lart duke iu dorëzuar policisë.

Mediat greke raportuan se dy gomone të nisura nga Shqipëria dhe të ngarkuar me drogë tentuan të futen në ujerat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapësirën detare të Greqisë.

Në operacion morën pjesë 10 skafe të policisë greke, 1 avion i Frontex dhe 1 helikopter i policisë greke.

loading…



Shpërndaje