Policia e Kosovës ka përdorur forcën për të arrestuar një qytetar në sheshin e Prishtinës të shtunën në mbrëmje.

Një lexues ka dërguar videon në redaksinë e KOHËS. Aty shihet se për arrestimin e një personi janë angazhuar katër policë.

Sipas lexuesit, personi i arrestuar ishte ndalur me arsyetimin për të vendosur maskën.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=43&v=W4NCEbh0KZQ&feature=emb_title