Kudo në vendet e çliruara prej rusëve, trupat ukrainase po hasin në qytetarë të vrarë nëpër rrugë dhe vende të ndryshme, më herët për diçka të tillë u raportua në qytetin Bucha, pamjet e fundit të publikuara tregojnë trupa të vrarë dhe të dekompozuar edhe në rajonet tjera.

Këto pamje janë në autostradën kryesore e cila të dërgon në kryeqytetin Kiev, dhe ne zonat përreth kryeqendrës, këto zona për javë të tëra ishin nën pushtimin rus.