Tiranë

Dalin pamje të reja: Personi që grushtoi Berishën, u mat mirë para sulmit

Gert Shehu, 31-vjeçari që qelli me grusht Sali Berishën është dërguar për mjekim ne Spitalin e Traumes. Pamjet e reja tregojnë atë se u mat mirë para të kalonte truprojat për të grushtuar ish’kryeministrin.

Pas sulmit ndaj Berishes ai u qellua nga protestuesit e tjerë dhe badigardët e Berishës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Shehu vuan nga probleme te shëndetit mendor.

Fillimisht, Shehu u shoqërua ne komisariatin nr.1 me pas ne spital për të marrë ndihme mjekësore. Protesta dhe incidineti i rendë ndodhen në një kohe që në Tiranë po mbahet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Nga sulmi, Berisha mbeti i gjakosur ne pjesën e fytyrës por vijoi marshimin drejt podiumit shoqëruar edhe nga kreu i PL, Ilir Meta dhe demokratet e tjerë.