Dalin pamje të reja nga aksidenti fatal në fshatin Vranidoll. Shihni tejkalimin e Mercedesit (VIDEO)

Merita e Bujar Humolli nga fshati Lupç i Podujevës përjetuan dhimbjen më të madhe që dy prindër mund të përjetojnë.

Në aksidentin e 31 majit në fshatin Vranidoll, përderisa ishte duke vozitur Merita, shtatzëne në muajin e shtatë goditet rëndë nga një veturë.

Ajo ka treguar momentet e dhimbjes së madhe ku kishte humbur foshnjën që po mbante në barkun e saj për shtatë muaj.

“Lëndimi më i madh për mu dihet është se e kam humb vajzën…”, ka thënë Merita.

Në pamjet e publikuara shihet se si një veturë e tipit Mercedes tejkalon me shpejtësi të madhe tri vetura dhe më pas ndeshet me veturën Citroen që po e ngiste Merita, shkruan Ballkani.info.

Video e mëposhtë e shfaq të gjithë ngjarjen dhe aksidentin e tmerrshëm: