Dalin pamje nga vendi ku mbrëmë mbet i vrarë nga dy persona të maskuar, shitësi i një dyqani

Mbrëm rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha Mustafa-Hakaj.

Ndërsa media lokale, “Jepi zë”, ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes: