Dalin pamje nga aeroporti i Rinasit, shikoni si ‘bajnë’ paratë hajnat

Pamje të transmetuara në Shqipëri tregojnë se si transportohen paratë me avionë në aeroportin e Rinasit, pa masa sigurie.

Ato qarkulluan nga videoja e ndarë nga emisioni Stop, dhe vjen dy ditë pas grabitjes së disa milionë eurove, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Operacioni për gjetjen e tyre është zhvendosur mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi policia ka dyshime se ata mund të fshihen në këtë zonë.

Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera, por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Përveç grabitësve që shfaqen në kamera duke rrëmbyer disa milionë euro, Admir Murataj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulmin e fundit të grabitjes.