Dalin në shitje biletat e ndeshjes Angli – Kosovë

Një ndër ndeshjet më të pritura padyshim është ajo mes Anglisë dhe Kosovës që do të zhvillohet me 10 shtator në Southampton.

Federata e Futbollit të Anglisë të dielën ka nxjerrë në shitje biletat të cilat ndahen në 3 kategori.

Kategoria 1 – 63 euro

Kategoria 2 – 52 euro

Kategoria 3 – 40 euro

Kosova për herë të parë në histori do të ballafaqohet me Anglinë, ndeshje që i takon kualifikimeve për kampionatin evropian. Sfida do të luhet në stadiumin St Mary’s në Southampton me 10 shtator nga ora 20:45.

Biletat momentalisht janë në shitje vetëm për anëtarët e regjistruar ndërsa për publikun gjenaral do të dalin në shitje të premten në ora 13:00.