Dalin fotot e trupit të shkrumbuar të gjeneralit iranian të vrarë nga amerikanët

Mediat botërore kanë publikuar pamje nga një pjesë e trupit të shkrumbuar të gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, i cili mbeti i vrarë pas një sulmi të forcave ajrore amerikane.

Siç shikohet edhe nga fotot trupi i tij u bë i mundur të identifikohet nga unaza që mbante në dorën e majtë.

Soleimani ishte shef i forcave elitare të Gardës Revolucionare të Iranit.

Ai u vra duke udhëtuar me makinë për në aeroportin e Bagdadit, së bashku me forcat lokale të mbështetura nga Irani.

Gjenerali ishte një figurë kryesore në regjimin iranian.

Soleimani ishte organizatori i aktiviteteve të këtij shteti në Lindjen e Mesme, si dhe ishte ministri i vërtetë i Jashtëm kur vinte puna te lufta apo paqja.